KQZ urdhëron mbyllje zyrash elektorale e heqje flamujsh e banerësh për të gjitha palët politike subjekte zgjedhore në 14 maj. Komisioneri Ilirjan Celibashi urdhëroi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për mbylljen e menjëhershme të disa zyrave zgjedhore, në bashkitë Durrës, Kavajë, Kukës dhe Tiranë.

Konkretisht bëhet fjalë për 5 zyra të koalicionit Bashkë fitojmë, tre të Partisë socialiste dhe një të Partisë Demokratike. Sipas KQZ ato janë vendosur pranë qendrave të votimit në kundërshtim me kodin zgjedhor. Gjithashtu, Celibashi ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake për heqjen menjëhershme të materialeve propagandistike në bashkitë Durrës dhe Tiranë.

Bëhet fjalë për një billboard të subjektit zgjedhor të PS në Durrës dhe disa flamuj në fasadë banimi në Shkozet. Ka urdhëruar për heqjen e materialeve propagandistike të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në shtylla ndriçimi, në Tiranë dhe ato të “Aleanca Progresiste LZHK”, në fasadë banimi po në Tiranë.

Kreu i KQZ u ka kërkuar mediave që Enkelejd Alibeajn ta referojnë si drejtues të PD në cilësinë e kryetarit të komanduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re