Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë sot në Fier ku ka folur për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

Ai theksoi se kjo nuk është më një çështje as e Shqipërisë as e Maqedosnisë së Veriut, kjo është një çështje që Bashkimi Europian të zgjidhë një problem që e ka brenda vetes që ka të bëjë me vendimmarrjen.

 

Sipas Ballës, Shqipëria e meriton fillimin e bisedimit për anëtarësim

 

“Kështu që në këtë aspekt më lejoni që t’ju shpreh ndjesë e Kryetarit të Partisë, Kryeministrit Edi Rama, i cili me shumë dëshirë donte të ishte sot në këtë takim, por gjithve e mirëkuptojmë se sot dhe nesër është një axhendë shumë e rëndësishme e një hapi të madh që Shqipëria pret prej 4 vitesh në fakt të merituar, për të mbajtur Konferencën e I Ndërqeveritare me BE, si ceremonia e nevojshme e bisedimeve për anëtarësim, dhe t’ju them të drejtën kjo nuk është më një çështje as e Shqipërisë as e Maqedosnisë së Veriut, kjo është një çështje që Bashkimi Europian sot, nesër apo në një kohë të shkurtër të zgjidhi një problem që e ka brenda vetes që ka të bëjë me vendimmarrjen.

 

Në një shtëpi dhe nuk biem dakord të gjithë me diçka, jo më për një familje me 27 vende anëtare. Duhet që të jenë të gjithë dakord për një vendimmmarrje të caktuar por kjo është një problem që nuk është në fakt i yni por është përtej nesh. Unë jam i bindur që Shqipëria dhe ju të gjithë këtu dhe çdo shqiptar është i bindur që Shqipëria e meriton fillimin e bisedimit për anëtarësim. Ajo që presim të ndodh nesër apo kurdo të ndodhi është thjesht një akt ceremonial i një procesi i cili duhet të vijojë dhe natyrshëm që Shqipëria vendin e vet e ka në BE”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re