Ditën e djeshme u zhvilluar Konferenca e Katërt Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë ku u çelën negociatat për grupkapitullin e Tregut të Brendshëm.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali me anë të një mesazhi në rrjete sociale shprehet se ky është një hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian. Spiropali thekson se puna e Kuvendit synon tani vrapin drejt familjes evropiane.
“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE.
Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe gjithë kontribuesit në këtë sukses të ri!
Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre.
Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë europiane.” shprehet Spiropali.