Çelja e sezonit turistik dhe rritja e temperaturave kanë shtuar numrin e vizitorëve në qytetin e Durrësit, të cilët janë kthyer edhe në ndotësit kryesor të zonës së njohur si Sektori Rinia.

Gjatë fundjavës qindra qytetarë nga Durrësi, Tirana dhe jo vetëm zgjedhin t’i largohen qendrave urbane për tu afruar më shumë me natyrën e gjelbërt. Një nga këto zona të pakëta të gjelbërta që e ofron këtë mundësi është Sektori Rinia.

Të rinj, familjarë dhe pushues të shumtë zgjedhin të bëjnë piknik në këtë zonë duke u kthyer edhe në ndotësit kryesor të zonës. Të paktë janë qytetarët të cilët pas pushimit zgjedhin të mbledhin mbeturinat e bëra e për t’i çuar në koshat e vendosur nga bashkia. Një pjesë e madhe e tyre i lënë ashtu në tokë ku me rritjen e temperaturave këto të fundit kthehen në burim infeksioni e ere të rëndë.

Siç duket edhe nga pamjet situata në Sektorin Rinia është alarmante për sa i takon ndotjes nga vetë banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re