Është Çelsi fituesja e parë e finaleve angleze europiane në kupat europiane duke fituar Europa Ligë në finale ndaj Arsenal. Kështu Sarri shumë i përfolur për një largim të mundshëm ia del të fitoj një trofe europiane për blutë e Londrës.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola me dy skuadrat që kanë ngacmuar pak portat respektive. Por pjesa e dytë nis menjëherë me gold he ai që thyen akullin është Zhiru. Një goditje e bukur me kokë pas asistit të Emerson duke kaluar përpara skuadrën e Abramoviç. Por shumë shpejt Çelsi vendos diktatin pasi Pedro dyfishon me asistin e e Hazard ndërsa vet Hazard nga pika e trefishon golat.

Arsenal kërkon të hao ndeshjen falë një goli spektakolar të Ivobi por shpresa zgjat pak pasi është sërish Hazard ai që mbyll ndeshjen me dopietën e tij dhe vulos ‘’pokerin’’ blu.

Kështu Çelsi fiton Eurpa Ligë ndërsa në fundjavë do të luhet edhe finalja e madhe e Ligës së Kampioneve. Ndërkohë Baku konfirmon një organizim fantastik të kësaj finale duke hapur rrugën për finalen që mund të luhen në qytete të vendeve më pak të njohura me futbollin./Berati.TV

Finale Europa Ligë

Çelsi 4-1 Arsenal

Shënues: Xhiru 49’, Pedro 60’, Hazard 65’(pen), 72’/ Ivobi 69’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re