Kryeministri Edi Rama folur në fund të konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Rama u shpreh se do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, më konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.
Ai theksoi se për sa kohë të jetë në drejtim të vendit, do të funksionojë në këtë mënyrë.
Rama: Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut.
