Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur se Censi i Popullsisë dhe Banesave është i rëndësishëm për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

Ai theksoi se Shqipëria përballet në rajon me sfida specifike demografike, ndaj duhet të ketë informacion të besueshëm statistikash.

Ambasadori Soreca u shpreh se Bashkimi Europian ka dhënë 4.8 milionë euro grante për INSTAT për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave në vend, dhe, kjo sipas tij, duhet të bëhet në përputhje me standardet e Unionit.

Luigi Soreca: “Është nder dhe privilegj të kthehen në Shqipëri në këtë moment të veçantë për vendin. Presidentja Von Der Leyen sapo mbylli fjalën e saj dhe tha sa i rëndësishëm është momenti i zgjerimit të BE dhe që s’ka nevojë të ndryshojë traktat, por të merren në konsideratë vendet.

Shqipëria mbërrin në këtë moment mjaft mirë. Shqipëria në rajon përballet me sfida specifike demografike, ndaj duhet të ketë informacion të besueshëm statistikash për këtë pjesë. Ky cens dhe zhvillimi i mëtejshëm është i rëndësishëm edhe në negociatat për anëtarësim të Shqipërisë.

Në BE duhet ditur sa vota anëtarësie ka një vend.

Të dhënat e censit janë pjesë e shumë aspekteve të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë, politikat e BE mbështeten në të dhëna të besueshme.

Ndërkohë që Shqipëria vjen gjithnjë e më afër anëtarësimit, ndaj vendi duhet të ketë të dhëna të censit që përputhen me standardet, ndaj BE ka krijuar partneritet me INSTAT. Kemi mobilizuar 4.8 milionë euro grante për INSTAT, kemi pasur mbështetje dhe i falënderojmë për koordinimin.

Mësimet e nxjerra nga censi i mëparshëm kanë shërbyer si mësime për INSTAT për të përfshirë pakicat etnike, kjo do çojë në përmirësimin e të drejtave në përputhje me standardeve të BE.

Shqipëria ka bërë rrugë për besueshmërinë e të dhënave, kjo mund të jetë shtysë për vendin në integrimin në BE. Ne BE, do të mbështesim Shqipërinë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re