Pas përfundimit në nëntor të grumbullimit të të dhënave në terren, rezulatet e para të censit do të publikohen në muajin qershor.

“Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacion të detajuar mbi demografinë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesve. Rezultatet e censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, ato do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Është një databazë e madhe që ka nevojë për pastrim, përpunim, për tabelim të të dhënave që do të publikohen prandaj edhe qershori është periudha më e afërt për publikimin e tyre.”, tha drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli.

Rastet kur anketuesit në terren nuk kanë kontaktuar dot me familjarët edhe pas disa përpjekjesh, drejtorja e INSTAT thotë se janë identifikuar, por nuk tregon sesa janë në numër.

“Proces të monitorimit ka pasur gjatë gjithë kohës, por përqindjen e saktë të grumbullimit të të dhënave në terren do të na e japë anketa pas censit. Ne kemi pasur raste pa kontakte, ku anketuesit tanë janë detyruar të vizuitojnë familjrët 3 herë dhe më pas këto raste janë identify,kuar si pa kontakte. Mund të jetë edhe një përqindje e vogël e qytetarëve që nuk e kanë hasur asnjëherë anketuesin për ta takuar, por edhe këto janë të identifikuara.”, shtoi Dhuli.

Drejtorja e INSTAT pranon se gjatë grumbullimit të të dhënave, anketuesit janë përballur edhe me refuzime nga qytetarët, për të cilët ligji parashikon aplikimin e gjobës që varion nga 50 deri në 100 mijë lekë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re