Instituti i statistikave njoftoi se censusi I banesave dhe ndërtesave do të zgjatet deri në 15 nëntor.

 

Shkak për këtë vendimarrje është fakti se anketuesit kanë hasur vështirësi në disa zona të vëndit, jovetëm të largëta, por edhe në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës, Shijak etj.

 

Zhvendosja e familjeve për efekt të dëmeve nga tërmeti ka bërë që anenktuesit të mos mbledhin informacionin brenda afatit.

 

Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 përqind e zonave në të gjithë  territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar, për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të Censit do të vazhdojë deri në datën 15 Nëntor 2023. Shkaqet e këtij vendimi janë: Rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta si dhe ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT – tha Elsa Dhuli drejtore e INSTAT.

 

 

Censusi nisi në 18 shtator dhe parashikohej të zgjasë 6 javë. Shtyrja e afatit ë rregjistrimit sipas drejtoreshes Elsa Dhuli nuk ka kosto shtesë.

 

Në total janë 5 240 anketues që kanë trokitur në cdo familje për të mbledhur informacion.

 

Deri më tani sipas INSTAT procesi ka patur ecuri pozitive, përvec zonave të thella dhe atyre të prekura nga tërmeti.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re