Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka në studion e “ABC News” ka folur për vendimin që u mor për mbylljen e një nga çerdhet kryesore në Tiranë, në ish-bllok, për shkak të dyshimeve se një personel ishte i prekur me koronavirus.

Beruka u shpreh tha se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, jo vetëm për çerdhen, por për të gjitha denoncimet dhe konfirmime që vijnë nga operatorët e hetimit epidemiologjik, merr masat e duhura.

“Po është e vërtetë. Nga strukturat e Epidemiologjisë së Operatorit, sapo morëm informacionin se dyshohej për një nga punonjëset e prapavijës së çerdhes me COVID-19, ne u detyruam të bëjmë mbylljen e aktivitetit.

Nga konstatimi që në kemi bërë çerdhja ishte dezinfektuar, por duhej bërë mbyllja për të karantinuar të gjithë stafin që ka qenë person kontakti. Mirë është që edhe fëmijët të bënin një karantinim”, sqaroi Beruka.

Më tej ajo theksoi se qytetarët me këtë hapje graduale të vendit dhe lehtësim të masave duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm.

“Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve. Kjo epidemi është me të papritura dhe është sfidë e të gjithëve bashkë.

Qytetarët duhet të respektojnë masat për të mbrojtur, jo vetëm familjarët, por edhe të afërmit e tyre. Duhet të kuptojmë që virusi nuk është larguar, është edhe mes nesh”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës në studion tha për gazetarin Enkel Demi se faktet e rritjes së numrit të rasteve tregojnë së duhet të respektojmë masat.

“Në fakt masat administrative të vendosura kanë sjellë në njëfarë mënyre përmirësim.

Subjektet të cilat kanë grumbullime duhet të respektohet distanca sociale, ndërsa në vendet e mbyllura duhet patjetër të vendoset maska. COVID-19 është prezent dhe nëse nuk binden me numrat është e palogjikshme të vazhdojmë të flasim”, u shpreh ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re