Pas 25 vitesh durim e besim, Lindita është bërë nënë duke sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Kjo është trajtuar si lajm nga ministrja Manastirliu,  e cila e ka ndarë me publikun këtë gëzim intim të një gruaje durimmadhe, të cilët pritja dhe shpresa nuk e zhgënjeu.

“Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe ky është gëzimi më i madh i jetës për familjen Gjoshi nga Tirana. Falë përkujdesjes së stafit mjekësor në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, operacioni ka shkuar shumë mirë dhe Deoni i vogël gëzon shëndet të plotë”, shkruan ministrja.

Manastirliu veçon ekipin mjekësor, duke nisur nga Dr. Kastriot Dallaku, Dr.Elona Belaj, Dr. Julia Bleta, Dr.Vasilika Cina, Dr.Irald Çela, infermieret Fabiola Ruçi dhe Elona Llupo.

Mirë ishte të falenderonte dhe Zotin, pasi caktimin e Tij asgjë nuk ndodh. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re