Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës për katër vitet e para.

Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut Veliaj, Rama tha se krahasimi me si u gjet Bashkia e Tiranës dhe qyteti dhe si është sot, është vrastar për ata që e lanë qytetin në derexhe për katër vite më parë.

 “Bilanci i derikëtushëm i Bashkisë ëshë padiskutim pozitiv, por padiskutim nevojat janë shumë dhe pritshmëritë. Edhe pse koha ka shkuar, është e nevojshme të mos harrojmë se nga u nisëm katër vite më parë. Krahasimi me si e gjetëm dhe si e kemi Tiranën,është vrastar për ata që e lanë Tiranën në derexhe katër vite më parë. Arsyeja është duke bërë këtë krahasim ne vijimësisht marrim kreditet e nevojshme të besimit të njerëzve për të bërë shumë më shumë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re