Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

 

Gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve të rinj, Kim tha se Reforma në Drejtësi qoftë këtu apo në institucione të tjera, duhet të ketë sukses për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve.

 

“Trajnimi i gjyqtarëve e prokurorëve të kualifikuar dhe vetuar është një pjesë kritike e ofrimit të një sistemi drejtësie të besuar për popullin shqiptar. Ndërsa e bëni këtë, Shkolla e Magjistraturës do të ketë nevojë për ndryshime dhe të modernizohet, të majë hapin me kërkesat e Reformës në Drejtësi. Sfidat me të cilat po përballemi tani janë të ndryshme nga sfidat me të cilat jemi përballur në të kaluarën. Shpresojmë që Shkolla e Magjistraturës do t’u përgjigjet nevojave të një sistemi drejtësie në ndryshim dhe në përmirësim, në këtë vend. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve në strukturën dhe praktikat tuaja për t’u përballur me ato sfida. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi, qoftë nëse jemi individë, institucione, vende, ne duhet të ndryshojmë, të modernizohemi, të përshtatemi. Dhe vërtet shpresoj se Shkolla e Magjistraturës do ta bëje këtë. Ka shumë arsye për të qenë optimist për një të ardhme më të mirë, për këtë brez dhe brezat që vijnë. Ndërsa Shqipëria ndërmerr reformat e nevojshme për të zënë vendin e saj në BE”, deklaroi Kim.

 

Ambasadorja Kim tha ndër të tjera se Reforma në Drejtësi, qoftë këtu në Shkollën e Magjistraturës, gjykata, polici e agjenci të tjera duhet të ketë sukses, për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

 

“SHBA do të vazhdojnë të mbështesë Shqipërinë, ndërsa ajo ecën përpara në rrugë e saj drejt integrimit euroatlantik dhe ofron një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, Puna e Shkollës së Magjistraturës dhe e sektorit gjyqësor të Shqipërisë është thelbësore për këtë përpjekje”, tha Kim.

 

Ambasadorja Kim inkurajoi gjithashtu magjistratët e rinj të mos dorëzohen, por të jenë pjesë e arsyes përse Shqipëria do të bëhet më e mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re