Skip to content

Ceremonia e kremtimit të pavarësisë së SHBA, Spiropali me Leyla Moses-Ones: Festa e amerikanëve që është edhe e shqiptarëve

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në facebook, ndërsa shpërndanë një foto me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, Spiropalio shkruan se “festa e amerikanëve është edhe e shqiptarëve”.

“Me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, në festën e Amerikës dhe amerikanëve që është festë edhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar Spiropali.