Bledar Milaqi, konsulent politik në Gjermani gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për ceremoninë e zhvilluar ndaj Angela Merkelit.

Milaqi na tregoi disa detaje dhe përzgjedhjen e këngëve që bëri Merkel gjatë ceremonisë së lamtumirës.

“Kemi një Europë politikisht të polarizuar në të dyja krahët, kurse në Gjermani ky ndryshim pushteti vjen shumë i qetë dhe risia vjen nga Merkel. Në takimin e G7, Merkel prezantoi në nivel kombëtar edhe kancelarin e ri gjerman, një kulturë e re e cila nuk kishte ndodhur më parë në Gjermani.

Një ceremoni e tillë i dedikohet vetëm personaliteteve të veçanta, gjithçka është e detajuar, i referohet presidentit federal, kancelares, ministrit të mbrojtjes apo personave gjeneral. Kur personi i tillë mbaron mandatin e saj ka të drejtë të përzgjedhë këngën dhe melodinë që banda do ta luajë. Mergel njihet me shumë humor si personazh, përzgjodhi 3 melodi kryesore: “Ti harrove filmin fotografik, le të bien por mua trëndafilat, Zoti i madh ne ty të lavdërojmë. Kombinimi i këtyre tre melodive sollën nostalgji tek Merkel. Këngët e zgjedhur nga Merkel tregojnë madhështi.

Cfarë humb Gjermania pa Merkelin jashtë politikës? “Do të ketë qasje të re, vetë qeveria e re përbëhet nga një koalicion 4 partish që e vështirëson qeverisjen në vetvete por ka edhe pritshmëri të lartë sa i përket problematikave të ndryshme dhe sfidave kryesore sic është ajo e pandemisë. Do të jetë e vështirë ndarja e pushtetit mes 4 partive për një qasje tjetër.

Si do të vijojë politika në Gjermani, sfida e re a ka frikë? “Nuk e besoj se është ky perceptimi publik, periudhën e fundit të qeverisjes së saj pati kritika të forta ndaj qeverisjes së Merkelit sepse gjitha vendimet sa i përket sfidës së pandemisë u mor në nivel kancelar dhe drejtuesve të landit. Gjermania është një shtet federal ku ka ndarje pushtetesh ku cdo land ka një qeveri të vetën. Vendimet kryesore janë marrë në këtë nivel duke përjashtuar pushtetin që vjen nga Budestagu dhe në dallim nga kjo qasje, qeveria e re ka marrë masat e reja anti-covid të cilat nuk fusin me detyrim vaksinimin për popullsinë por miratoi një mbyllje për popullsinë që është e pavaksinuar me shpresën që të rritet numri i vaksinimit. Perceptimi publik nuk është negativ, populli pati një mbi lodhje e qeverisjes së Merkelit”, tha Milaqi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re