Në Vlorë, po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. 

Kryeministri Edi Rama shfaqet krah homologut Albin Kurti dhe presidentit të Republikës, Bajram Begajt.

Gjithashtu e pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko