Edi Rama ishte i “vetmuar” në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.

Kryeministri mbërriti në sheshin e flamurit ku bie në sy asnjë komunikim, asnjë përshëndetje me Dritan Lelin dhe presidentin Ilir Metën.

Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa më pas kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

Sheshi i monumentit të Pavarësisë në Vlorë ishte i mbushur me qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re