Ditën e nesërme në orën 10:00, në Vatikan do të zhvillohet ceremonia solemne e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, Shqipëria do të përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë shtetëror dhe fetar, duke filluar nga Presidenti Bajram Begaj, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, si dhe krerë e përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri.
Nga Kisha Katolike do të jenë të pranishëm kryeipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore (KISH) Imzot Gjergj Meta dhe zv/presidenti i KISH, Imzot Simon Kulli
Nga Kisha Ortodokse do të marrë pjesë Hirësi Nikolla – Mitropolit i Apollonisë dhe i Fierit dhe At Ignat Todri.
Nga Komuniteti Mysliman pritet të udhëtojnë drejt Vatikanit kreu i KMSH, Bujar Spahiu dhe Ejup Lila.
Ndërsa nga Kryegjyshata Boterore Bektashiane, do të jenë të pranishëm Kryegjyshi Baba Mondi si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.
Në përmbyllje të ceremonisë, të gjithë pjesëmarrësit do të realizojnë një fotografi zyrtare me Atin e Shenjtë Papa Leon XIV.
Gjithashtu, ditën e hënë, në orën 09:30, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë do të marrin pjesë në Audiencën e veçantë me Papa Leo XIV, së bashku me përfaqësues të kishave, komuniteteve ekleziale dhe traditave të ndryshme fetare nga mbarë bota.