Skip to content

Ceremonia në Gadishullin Korean: një treni që lidh armiqtë

Koreja e veriut dhe ajo e Jugut, dy vende prek dekadash në armqësi ideologjike, organizuan një ceremoni për të promovuar projektin ambicioz të rithemelimit të rrjetit hekurudhor dhe rrugor mes dy vendeve, edhe pse puna nuk mund të fillojë pa u arritur përparim konkret në negociatat bërthamore.

Treni me 100 zyrtarë të Koresë së Jugut, politikanë  dhe pesë persona të lindur në Korenë e Veriut, udhëtoi të mërkurën nga Seuli drejt qytetit kufitar Kaesong të Koresë së Veriut, aty ku prisnin po 100 përfaqsues nga Pheniani, si dhe zyrtarë nga Kombet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Mongolia.

Edhe Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë inisiativë.

Seuli theksoi se ceremonia do të shënojë fillimin e punës për restaurimin dhe modernizimin e trafikut hekurudhor  dhe rrugor mes dy vendeve, të cilat janë teknikisht ende në luftë, sepse pas konfliktit të armatosur që zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953, një akt paqeje nuk është nënshkruar.