Ceremonia në Mekë, Qabja lahet me ujë zemzemi dhe trëndafil

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas përfundimit të Haxhit, në përputhje me traditën shumëshekullore, vendi më i shenjtë i muslimanëve, Qabja, sot është pastruar me ujë zemzemi dhe trëndafil.
Bëhet fjalë për një ngjarje e cila daton që nga koha kur profeti Muhamed a.s çliroi Mekën, dhe e njëjta përsëritet dy herë në vit.
Pastrimi i parë i Qabes është ky, gjatë muajit Muharem, muaji i parë kalendarik sipas hixhrit, ndërsa larja e dytë bëhet muajin i cili i paraprinë Ramazanit.
Kjo është një ceremoni e rëndësishme për muslimanët dhe si e tillë bën bashkë mijëra besimtarë të cilët një natë më parë fillojnë të tubohen rreth Qabes.
Agjencia e saudite e lajmeve, SPA raporton se larja e Qabes u ndoq nga afër nga emiri i Mekës, Halid Faysal bin Abdulaziz, të cilin e kishte caktuar mbreti saudit Salman bin Abdulaziz.
Ceremonia u ndoq gjithashtu nga shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Arabisë Saudite, ndërsa muret e brendshme dhe të jashtme të Qabes u lanë me ujë nga burimi i zemzemit të përzier me trëndafil.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë