Përveç qytetarëve të shumtë dhe politikanë kanë shkaur në Bularat, aty ku po zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandino Kacifas. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe Fredi Beleri kanë shkaur në Bularat dhe kreu i OMONIA-s ka dhënë një deklaratë për mediat.

Beleri në një deklaratë për mediat ka thënë se Shqipëria duhet të respektojë minoritetin dhe më pas të kërkojë të shkojë në Evropë.

“Pas një viti ende nuk është sqaruar situata, arsyeja pse u vra. Janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë. Shqipëria që do të hyjë në Evropë nuk respekton të drejtat e njeriut. Ka një klimë terrorizmi në minoritet dhe kjo është arsyeja pse nuk erdhën njerëzit”, është shprehur Beleri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re