Skip to content

Ceremonia për zhvillimin e mbledhjes së dy qeverive gati deri në orarin zyrtar, kryetari i Komunës së Gjakovës: Askush në Kosovë nuk ndihet mirë për anulimin





Deri në orën 11:00 kur ishte parashikuar të niste edhe mbledhja mes dy qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, çdo gjë për nisjen e takimit ka qenë gati, pavarësisht njoftimit për anulimin e tij.

85123852_10157426463421523_5239453350537199616_n

Por pas kësaj ore, çdo gjë ka filluar të hiqet. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për gazetarin e News 24, Ergys Gjençaj duke thënë se askush në Kosovë sot nuk ndihet mirë për vendimin për anulimin e mbledhjes.

“Në fillim askush nuk ndihet mirë jo vetëm në Gjakovë por as në Kosovë. Por nuk është fundi i botës. Kemi qenë në rrethana të zorshme.

Do të ketë mbledhje në të ardhmen. Tani duhet me parë cilat janë hapat që duhen marrë për të të ecur përpara”, deklaroi Gjini.

“”