Përfaqësuesi i operatorëve turistikë të Durrësit, Fatos Çerenishti në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me ecurinë e sezonit turistik, sigurinë në plazhe dhe trendit e turistëve.

 

Referuar ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Elvis Halilaj dhe dy fëmijët e tij në plazhin e Vilë Bashtovës, çfarë sigurie ofrojnë plazhet këtë sezon veror?

 

“Ngushëllime familjarëve dhe gjithë njerëzve të afërt të viktimave. Sigurisht që pjesa e vrojtuesve është shumë e rëndësishme për çdo biznes, por zona e Vilë Bashtovës nuk ka shumë frekuentim, nuk ka shumë biznese, hotele, nëse do kishte më shumë biznese siguria do të ishte më e madhe”, tha ai duke theksuar se zonat e tjera në Durrës kanë vrojtues profesionistë për shkak të numrin më të lartë të bizneseve dhe turistëve.

 

Ka operatorë që ankohen për rënien e numrit të pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. A është e vërtetë një gjë e tillë?

 

“Sigurisht që do ta themi që në muajin qershor është ndjerë shumë mungesa e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe diasporës, por mendoj se faktor kryesor ka qenë lagështia e muajit qershor që ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj se sot e në vazhdim hotelet janë me kapacitete të plota”, tha ai duke theksuar se prezenca e kësaj kategorie do të jetë në rritje gjatë sezonit.

 

Si po e përballon turizmi bregdetar mungesën e fuqisë punëtore?

 

“Ne e prisnim që do kishim vështirësi edhe më të mëdha se viti i kaluar, por tani që ka mbaruar shkolla kemi një numër punonjësish të rinjë, duhet ta themi, të patrajnuar, stafit menaxheriale të hotelit i bie që t’i trajtojë”, tha ai duke theksuar se bizneset kanë punësuar edhe shtetas të huaj, kryesisht turq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko