Hamasi, ose Lëvizja e Rezistencës Islamike (Ḥarakat al-Muqāwamah al-Islāmiyyah) mbledh luftëtarët palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, i cili mbron krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve historikë.

Hamasi u formua në vitin 1987 nga Sheikh Ahmad Yassin, si një degë palestineze e Vëllazërisë Myslimane, me qëllim kryesor krijimin e një shteti islam në territorin që përfshin Izraelin, Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

“Ne duam të ngremë flamujt e Allahut mbi çdo pjesë të Palestinës”, thuhet në dokumentin themelues të Hamasit.

Mbështetësit e Hamasit mbrojnë xhihadin, ose luftën e shenjtë, e cila në dekadat e mëparshme i referohej kryesisht veprimeve të drejtuara kundër Izraelit.

Ndryshe nga Fatah, Hamasi kundërshton negociatat ose arritjen e një kompromisi për statusin e një shteti palestinez, duke argumentuar se “nuk ka zgjidhje tjetër përveç xhihadit” për problemin.

Menjëherë pas themelimit të tij, Hamasi kundërshtoi ashpër qasjen laike për zgjidhjen e problemeve të hapura, e cila mbështetej nga Organizata për Çlirimin e Palestinës.

Hamasi u formua në thelb nga aktivistë palestinezë të cilët ishin lidhur ngushtë me Vëllazërinë Myslimane që nga vitet 1970 dhe përhapën ndikimin e tyre përmes një rrjeti spitalesh, shkollash dhe organizatash humanitare në territoret palestineze, me aktivitetet e tyre në Bregun Perëndimor kryesisht të kufizuara në universitete.

Marrëdhëniet midis Hamasit dhe PLO u tensionuan në vitin 1988, pasi organizata e drejtuar nga Yasser Arafat njohu të drejtën e ekzistencës së Izraelit.

Në këtë mënyrë, Hamasi në thelb u nda nga të gjitha organizatat e tjera palestineze dhe filloi një seri sulmesh ndaj rivalëve politikë, dhe në vitin 1989 izraelitët arrestuan Sheikh Ahmed Yasin.

Ky veprim i Izraelit bëri që Hamasi të ndryshojë mënyrën e funksionimit dhe të zhvendosë selinë e tij në Jordani, e cila dhjetë vjet më vonë dëboi drejtuesit e kësaj organizate, duke pretenduar se ata kishin organizuar aksione në Bregun Perëndimor nga territori jordanez.

Nga viti 2001 deri në vitin 2012, selia e Hamasit ishte e vendosur në Damask, nga ku u zhvendos në Doha, pas konflikteve për përgjigjen e Bashar Al Asadit ndaj kryengritjes në Siri.

Tre vjet më parë, izraelitët vranë 60 dhe plagosën më shumë se 2500 palestinezë që u përpoqën të hynin në territorin izraelit gjatë protestave masive, të cilat shkaktuan një përshkallëzim të ri të dhunës që zgjati për disa muaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re