Skip to content

Ç’është një apartament mbi 50 milion euro në New York…

Po pyesni veten se si duket një apartament me vlerë 56.600.000 dollarë (rreth 53.5 milionë euro) në New York.

Erik Conover, një agjent i famshëm amerikan i pasurive të paluajtshme luksoze, e di këtë.

Ai publikoi disa video në TikTok dhe njëra prej tyre mblodhi 32 milionë shikime në vetëm shtatë ditë. Shumë nuk mund të habiten me çmimin e apartamentit.

Në katin e 76-të të një rrokaqielli në New York me pamje nga Central Park, ndodhet një apartament nën çati.

Apartamenti shtrihet ne dy kate. Kur dilni nga ashensori, hyni menjëherë në dhomën e ndenjes, e cila ofron një pamje të parkut më të famshëm në New York.

Apartamenti ka katër dhoma gjumi, katër tualete, një tarracë të madhe, një gardërobë dhe një zyrë.

Shikoni videon e luksit “të sëmurë”: