Presidenti finlandez Sauli Niinisto i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të pranojë planin e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Ky vend ka publikuar detaje të bisedës mes tyre.

Niinsito thuhet se i ka thënë Putinit “se pushtimi i tij ka ndryshuar në mënyrë drastike mjedisin e sigurisë në Finlandë”.Presidenti Niinistö ka njoftuar se Finlanda ka vendosur të kërkojë anëtarësimin në NATO në ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

“Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe e hapur dhe u zhvillua pa përkeqësim. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme,” tha Niinisto në një deklaratë.

Nga ana tjetër, Putin është shprehur se fundi i neutralitetit të Finlandës është një gabim.

“Fundi i neutralitetit të Finlandës është një gabim, pasi siguria e saj nuk kërcënohet”, mësohet të ketë thënë presidenti rus, duke shtuar se kjo do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Rusinë.

Kujtojmë se pas njoftimit të Finlandës se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, furnizimet ruse me energji elektrike në atë këtë vend janë ndalur dhe njëherësh Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj në Detin Baltik, në Kaliningrad.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re