Ka mbëritur tek Krimet e Rënda për të dëshmuar drejtori i Policisë Ardi Veliu. Drejtori i Policisë do të merret në pyetje në lidhje me videon e dytë të publikuar nga ana e deputetit Salianji, ku Fredi Alizoti personi i cili dyshohet se ka bërë zërin e vëllait të minsitrit Xhafaj, pretendonte se ishte shantazhuar nga Ardi Veliu për të pranuar versionin e mazhorancës.

 

Version që Alizoti nuk i ka qëndruar gjatë dëshmisë të bërë në prokurori.

 

Më herët pas këtij materiali të dalë në media, vetë drejtori i policisë kishte mohuar njohjen dhe takimin me Fredi Alizotin duke thënë se këto janë sulme politike të orkestruara nga opozita.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re