Skip to content

Çështja “Babale”/ Nis seanca në Apel, Ervin Salianji kërkon përjashtimin e gjyqtares dhe parashtron tre kërkesa

Në gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale. I pranishëm në sallë është vetë deputeti Ervin Salianji, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatorë Etlira Petri.

 

Përjashtimin e kësaj të fundit, Salianji e ka kërkuar për disa arsye.

 

Së pari, arsyeja që parashtron ka të bëjë me bashkëshortin Sokol Sadushin që ka gjykuar përjashtimin në Gjykatën e Lartë.

 

“Ka një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit relator. Së pari, me shpalljen e trupit gjykues, kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petra për shkak të lidhjes familjare, gjinie e afërt apo krushqie. Kjo e fundit ka vendosur shpalljen e papranueshme të përjashtimit të gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallën e parë, kemi bërë rekurs dhe kthimin e akteve për gjykim në këtë gjykatë dhe GjL më 15.5.2020, vendosi mos pranimin e rekursit, Sokol Sadushi ishte një nga anëtarët që dha vendimin, që rezulton të jetë bashkëshort i gjyqtares së Edlira Petri“, tha ai.

 

Salianji i parashtroi argumentat e tij mbi kërkesën e përjashtimit të gjyqtares, edhe në lidhje e funksionin që ajo kryen në këtë gjykatë, si gjyqtare për mediat. Salianji tha se ka mbajtur qëndrim njëanshmërie dhe në shkelje të rregullave të funksionit me reagimin e saj publik, në lidhje me çështjen në ngarkimin tim.

 

E treta ka të bëjë me nxjerrjen e datës së këtij gjykimi, të bërë publik.

 

“Ajo është përfshirë më shumë se nga çka për kompetencë në këtë çështje. Mendoj se ekzistojnë kushte të rëndësishme njëanshmërie të gjyqtares Petri. ” -tha Salianji

 

Në mbështetje të deputetit do të jetë edhe Flamur Noka dhe Luan Baçi.