Skip to content

Çështja “Beleri”/ Mitsotakis: Mbajtja në burg, problem në marrëdhëniet me Shqipërinë

640 0 1694953375xyopktjopgpng 923

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur lidhur me mbajtjen në burg të fituesit të zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

 

Mitsotakis thotë se është I shqetësuar si për mbajtejn e Belerit në burg dhe për faktin që Shqipëria refuzon t’I japë mundësinë të bëjë betimin.

 

“Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por edhe që Shqipëria refuzon t’i japë mundësinë të bëjë betimin, qoftë edhe nga kryetari i burgut… Është një shkelje e qartë e shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe, e vështirëson rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane…”, komentoi Mitsotakis gjatë konferencës për shtyp që dha në kuadër të pranisë së tij në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut.