Analisti Genc Burimi, ka komentuar zhvillimet politike në vend, ndërsa është ndalur tek takimet e zhvilluara mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit.

I ftuar në Nes24, Burimi është shprehur se sipas tij, kjo aleancë mes Berishës dhe Bardhit pritet të jetë afatgjatë, pasi është dukur serioze sa i përket qëllimeve të përbashkëta.

Më tej ai është ndalur dhe tek çështja Beleri, të cilën e cilësoi “një turp”, ndërsa tha se  është një ngjarje e madhe dhe nuk po bëhet problem.

“Thembra e Akilit’ në Shqipëri që asnjë nuk po i gjen derman është mosnjohjes së zgjedhjeve. E vetmja dosje me jehonë për zgjedhjet është dosja Beleri dhe kjo është një turp. Në 33 vite vidhen zgjedhjet, ka manipulime nga të dyja palët në Kuvend dhe nuk ka asnjë reagim. Pra ka një ngjarje shumë më të madhe dhe akoma nuk po bëhet problem”, tha ndër të tjera Burimi.

Gjithashtu ai shtoi se drejtësia duhet të reagojë për fenomenin e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri, ndërsa thotë se “duhet të bashkohen Basha, Berisha dhe Bardhi, që ti japin fokus zgjedhjeve”

“Edhe po të jetë nesër PS në opozitë, nuk do t’ja njohë kurrë fitoren Partisë Demokratike. Ndaj duhet të bashkohen Basha, Berisha dhe Bardhi, që ti japin fokus zgjedhjeve ”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re