Unioni himarjot ka paralajmëruar një protestë në Athinë për arrestimin e Fredi Belerit pak ditë më parë. Gazetarja Linda Karadaku raporton nga Athina se Unioni do të mblidhet para ambasadës shqiptare atje për të kërkuar lirimin e tij. Gazetarja theksoi se protesta pritet të nisë në orën 18:00 të pasdites.

Dje, GJKKO e la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Gjithashtu në burg, nën akuzën e shitblerjes së votave,  u la edhe bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi.  Beleri u arrestua pak ditë para para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës.

Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij. Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re