Kërcënimet e Greqisë ndaj Shqipërisë për bllokimin e negociatave, nëse nuk lirohet për betim kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, ka sjellë reagimin e prerë të BE.

Zëdhënësi Peter Stano, në një inetrvistë për televizionin grek Open Tv News, i ka kërkuar Athinës zyrtare që çështja duhet të marrë zgjidhje duke zbatuar rregullat dhe parimet.

Lexo edhe :Related Posts

Ai më tej shtoi se nuk duhet të krijohen krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe.

“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit”, tha Stano.

Greqia ka kërcënuar me veto Shqipërinë për çështjen e negociatave, nëse Fredi Beleri nuk lirohet për të bërë betimin në Bashkinë e Himarës.

Por në përgjigjen e tij për Athinën zyrtare, Rama tha se qëndrimi i Shqipërisë nuk ndryshon dhe është në dorën e drejtësisë nëse Beleri do lirohet ose jo.

Rama theksoi pak ditë më parë se edhe nëse Greqia bllokon procesin e anëtarësimit, sërish ai do të kthehet me kokën lartë nga Brukseli./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re