Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka komentuar vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deklaratat e ambasadores ame

rikane, Yuri Kim e cila është shprehur se Berisha nuk duhet të futet në Parlament.
Deputetja Bozo, e cila pritet të hapë sesionin e ri parlamentar, si deputetja më e moshuar, në një intervistë për ‘Euronews’ deklaroi se SHBA që ka marrë atë vendim ka pasur arsye shumë të fortateksa shtoi se Berishën e ka votuar populli, ndaj dhe asnjë nuk mund ta pengojë të hyjë në Parlament.

“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në Parlament”, shprehet Bozo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re