Kryetari i fondacionit “Çamëria Hasan Tahsini”, Alket Veliu ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm grek sa i takon asaj që njihet si “Çështja Çame’.

Ai tha se qeveria shqiptare asnjëherë nuk e kishte përfshirë “Çështjen Çame” në bisedime bilaterale me Greqinë dhe arsyeja për këtë ende nuk dihet, përveç një lloj servilizmi të dukshëm. Ndërsa shtoi se qeveria shqiptare duhet të shkojë më tej, duke ngulmuar që të ketë një dialog me Greqinë për këtë çështje.

Pyetje: Dendias deklaroi në Tiranë: Të mos përmendim çështje që nuk janë ekzistuese. Ishte një lloj imponimi ky për një zerim të çështjes?

Veliu: Shteti grek me shumë përfaqësues të tjerë artikulon mos-ekzistencën e çështjes çame. Por ka edhe momente që edhe ashtu si nën rreshta kjo çështje është pranuar. Ajo që atyre u intereson është që kjo çështje të mos ekzistojë. Por kemi palën tjetër, atë shqiptare që e njeh këtë si çështje. Ajo që e pengon zgjidhjen është mungesa e dialogut, sepse grekët nuk pranojnë as të dialogojnë për këtë gjë.

Pyetje: Çfarë e ka penguar Tiranën zyrtare, t’ja imponojnë këtë çështje Greqisë? A është ky një lloj servilizmi?

Veliu: Padyshim këtu ka një servilizëm. Megjithatë edhe në rastet e angazhimit të shtetit shqiptar kemi angazhime të veçanta siç është ajo e 27 qershorit të genocidit të grekëve ndaj çamëve, gjithashtu edhe rezoluta.

Ajo çfarë vlen për t’u përmendur është se qeveria shqiptare asnjëherë nuk e ka futur në agjendën e diskutimeve bilaterale “Çështjen Çame” dhe ky është një lloj servilizmi për të mos hapur gojën ndaj Greqisë. Në këmbim të çfarë? Këtë e dinë ata që bëjnë atë lloj servilizmi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re