Pas nje kalvari te gjate gjykimi te nisur qe ne vitin 2015, per te ashtuquajturën skandali i CEZ-DIA, Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane ka vendosur te dënoje me 11 vite burg administratorin Kasrtiot Ismailajn.
Mbi te rendon akuza e mashtrimit me pasoja te renda, si dhe pastrimi i parave. Ismailaj arriti te përfitoje nga kompania e shpërndarjes se energjisë 5 mln euro, nëpërmjet skemës se mbledhjes e detyrimeve te prapambetura.
Ndërkohe qe togat e zeza kane vendosur edhe sekuestrimin e nje shume te madhe parash ne pronësi te tij. Por mbrojtja ka vendosur te vazhdoje betejën. Avokati i Kastriot Ismailajt, tha se do ta apelonte ketë vendim ne shkallet e tjera te gjykimit.