Skip to content

Çështja Dvorani, ndërkombëtarët refuzojnë të japin opinion: Përgjegjësi ekskluzive e KLGJ

Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion e tyre lidhur me konfliktin ligjorme çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Ata thonë se është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas dy misioneve, kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe nuk japin opinione në të tilla situata.

‘Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale.

Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit’, thuhet në përgjigjen e tyre.