TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi shprehu kritika të forta për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. E pranishme në studion e  “Tirana Live”, Gjikondi theksoi se shteti që çon më shumë çështje në Komisionin e Venecias nga të gjitha vendet e Bashkimi evropian është Shqipëria.

Kjo sipas saj vjen pasi Gjykata Kushtetues duke dashur të bëjë qoka politike në vend e delegon çështjen në Venecia.

“Shteti që çon më shumë çështje në Venecia nga Bashkimi Evropian është Shqipëria. Duke dashur të bëjë qoka politike I çon çështjet në Venecia, por Venecia nuk është gjykatë, është institucion rekomandues”,u shpreh juristja.

Ajo u pyet edhe për çështjen e 21 janarit, ku SPAK shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës pas dy kallëzimeve të bëra nga Partia Socialiste. Juristja e konsideroi veprim të padrejtë pasi kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë  kishte të bënte me shpërdorim detyre dhe kjo tha ajo është kompetencë e SPAK dhe jo e Prokurorisë së Tiranës.

“Për 21 janarit, ishte vendim jo i drejtë, këtë e them si juriste. Kallëzimi i Ministrisë së Drejtësisë, ishte për shpërdorim detyre, që ishte direkt kompetencë e SPAK. 21 janari është domosdoshmëri te shqiptarët dhe te politika për t’u hetuar “, tha Gjikondi/ n.m.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re