Deputeti i PD, Luçiano Boçi me anë të një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Pathënat”, moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News.

Boçi i cili është emëruar nga Komisioni i Rithemelimit si një prej negociatorëve në bisedimet me liderët opozitarë për propozimin e një emri për presidentin e ri.

Deputeti tha se dështimi i raundit të parë për propozimet mbi emrin e një presidenti, tregonte se procesi është pa legjitimitet dhe se Rama po zbatonte strategjinë e dështimit të raundeve deri në të katërtin.

Boçi: Fakti që në raundin e parë nuk pati një emër të propozuar, kjo tregon që procesi është pa legjitimitet, pasi Rama e kërkon një gjë të tillë me strategjinë e tillë që të dështojë raundet deri në raundin e katërt.

Nuk është përcaktuar një emër nga opozita sepse spektri ynë është pak i gjerë duke parë edhe pjesëza të tjera që njihen nga Rama dhe Balla.

Pyetje: Si e shihni propozimin e Fatmir Mediut që të kalohet direkt në raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit dhe të mos merrej kohë me raundet e tjera të këtij procesi?

Boçi: Zotin Mediu unë e shoh si kryetar të partisë Republikane, me të cilin PD po kryen bisedime për propozimin e një emri për presidenti. Zëri i tij i ngritur nuk i drejtohet PD-së, por asaj pjese të PD-së që është në minorancë dhe kërkon të dominojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Çështja e emrit si çështja e gozhdës me patkoin nuk mund të shkojnë më sipas interpretimit të zotit Mediu dhe në këtë rast ai me të drejtë kërkon një përshpejtim të procesit për të shmangur edhe lojërat e Ramës dhe Alibeajt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re