Skip to content

“Çështja e inceneratorëve është një skandal, janë vjedhur paratë e qytetarëve”, juristi Përparim Çaça: Kryeministri Rama ndodhet në siklet, ja e kush mban përgjegjësia penale…

Juristi Përparim Çaça gjatë një lidhje në “Skype” për Fax Neës ka folur për hetimin e inceneratorëve dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohet afera korruptive.

Çaça theksoi se kryeministri Rama ndodhet në siklet por përgjegjësia ligjore është individuale e atij që ka bërë shkeljen duke vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu Çaça shprehu qëndrimin e tij kundër hartës së re gjyqësore e cila sipas tij ka kosto më të madhe dhe akses më pak për qytetarin ndaj Gjykatës.

“Ti shkohet deri në fund, çështja e inceneratorëve është një skandal. Edhe kryeministri ishte në siklet. Është një situatë që e ka denoncuar,e që duam apo s’duam kemi të bëjmë me një skandal për pastrim parash, se si mund të vidhen paratë e qytetarëve”, tha fillimisht Çaça.

Ju jeni avokat, deri tani janë marrë në pyetje disa zyrtarë. A duhet të ketë të tjerë? “Unë besoj se sa është hapur kutia e Pandorës. Përgjegjësia në opinionin tim është individuale për veprimet penale. Problemi nuk ëhstë vetëm kaq sepse nuk ra nga qielli. Vetë mediat kanë bërë emisione madje kanë qënë përpara organeve të hetimore. Është hera e parë që kemi dy komisione të mbivendosura me njëri tjetrin. Bëhej komisioni të cilat më parë kanë qenë politike dhe dërgoheshin në dy dosje të cilat dërgoheshin në organet hetimore. Po dalin detaje të rëndësishme në lidhje me hetimet.

Harta e re gjyqësore – Unë edhe në takimin me durrës me KLGJ nuk është problemi i avokatëve. Me hartën e re gjysqësore pra grupimin e gjykatës, duke i reduktuar numrin nuk ulet korrupsioni. Duhet parë si është raporti i qytetarit me organet e drejtësisë. Harta e re gjyqësore është pjesë e refoermës në drejtësi, qytetari duhet të ketë akses të lehtë në gjykata.

Risi pozitive harta e re – “Nuk e shikoj ashtu. Do të kemi një kat apeli në të gjithë Shqipërinë. Kemi një shembull e cila është reduktuar gjykata e apelit në tiranë është e vetmja sot që ka ngelur shumë pas pasi po gjykon cështjen për vitin 2016. Gjyakata e apelit në gjirokastër po shqyrton rastet e apletit në 2021, pra funksionon përse duhet ta reduktojmë dhe ti humbim eksesin publikut në gjykatë. Ka faturë më të madhe financiare, nuk ka godina në rrethe e cila ka kosto financiare madje edhe qytetari duhet të lëvizë më shumë kur të reduktohet numri i gjykatave”, përfundoi Çaça.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb