Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lu Kang ka deklaruar se Kina mbështet një Palestinë të pavarur në bazë të kufijve të vitit 1967 me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të saj.
Duke folur pas Samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), Lu Kang tha se Pekini kupton shqetësimet e vendeve myslimane mbi statusin e Jeruzalemit.
Vendet e OBI-t, të mërkurën lëshuan një deklaratë duke njohur Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Kang u bëri thirrje të dyja palëve të rifillojnë dialogun në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje “gjithëpërfshirëse dhe të ndershme” për krizën e gjatë mes Palestinës dhe Izraelit.
Deklarata e Stambollit bëri thirrje që “bota të njohë Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të pushtuar të Palestinës”. Në këtë deklaratë po ashtu u refuzua dhe u dënua vendimi i presidentit të SHBA-ve.
Javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimit të gjerë të Lindjes së Mesme, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re