Skip to content

Çështja e Teatrit Kombëtar, “Kushtetuesja” hedh poshtë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve

Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e Padisë së Ilir Metës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Presidenti kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Mësohet se Kushtetuesja vlerëson t’i japë kohë kërkuesit për provat shtesë për t’i paraqitur.

Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.

Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.