Avokati Jordan Daci, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” për çështjen “Gërdeci”, e cila është rihapur pas 13 vitesh e gjysmë, tha se gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duhet të ishte bërë në bazë të kodit që ka qenë në kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe jo me kodin e ri.

“Kur norma është e qartë nuk lejohet interpretimi. Gjykata nuk mund të krijojë një normë të re sepse kjo i takon vetëm ligjvënësit.

Rasti bie parimisht, së pari është parim kushtetues ligji i ri është parim kushtetues ka veprim prapaveprues por jo favorizues. Kur vlen për ligjin procedural cënon të drejtat dhe garancitë që ka pasur në atë kohë në rastin konkret është zbatuar ligji i ri procedural. Kodi i ri ofron më pak mundësi përsa i përket 3 momenteve, Gjykimi duhet të ishte bërë me kodin e kohës në kohën kur ka ndodhur ngjarja, jo me të riun.

Përsa i përket afateve instituti i parashkrimit ka dy lloj formash një kur dikush bënë një vepër penale dhe nëse ai nuk procedohet brenda afatit, kjo quhet parashtrim i ndjekjes penale.

Problemi nr 1, është vendimi për pushim është vendim përfundimtar, jo i ndërmjetëm. Ve3ndimi përfundimtare janë ato që e zgjidhin çështjen në themel, pushimi është vendim me karakter përfundimtar dhe nuk mund të revokohet vendim i pushimit. Nëse do të kishim vendim pezullimi atëherë mund të revokohej dhe mund të rifillonte. Që në këtë moment kemi një problemi të karakterit kushtetues, në thelb kjo është e gjykuar.”, u shpreh Daci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re