Ish-drejtor i kompanisë Meico, Ylli Pinari, është një nga personat që po dëshmon sot (10 janar) në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci”.

Ylli Pinari

Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet se ka rrëfyer se ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve, ndërsa thekson se “Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit”.

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë ‘Albademil’ ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji.

“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.”, tha Pinari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re