Seanca e sotme plenare është regjistruar me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

 

Ka qenë kreu i PD Sali Berisha ai i cili ka kërkuar që në rendin e ditës të futen edhe diskutimet për çështjen e McGonical, ish-zyrtari i FBI i arrestuar pak ditë më parë.

 

Berisha i është drejtuar foltores së bashku me mbështetësit e tij, ndërsa garda krijoi kordonin e mbrojtjes.

 

Ka qenë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i cili i kërkoi Nikollës të rrëzoj kërkesën e opozitës, propozim i cili u hodh në votim. Mazhoranca socialiste e rrëzoi kërkesën e Berishës me shumicë votash, por kryedemokrati ka vijuar diskutimin e tij në Facebook pasi në Kuvend iu ndërpre fjala.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re