Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Abc News komentoi akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ai tha se nuk ka asnjë provë që implikon kryeministrin Edi Rama në këtë çështje ndërsa i quajti akuzat e opozitës si novelë e dobët.

Sipas Ngjelës, këtë çështje e ka në dorë vetëm drejtësia amerikane dhe për aq kohë sa nga ana e saj nuk ka asnjë akuzë ndaj kreut të qeverisë, opozita duhet të heshtë.

Këta nuk janë profesionistë por novelistë. Janë stisje. Çështja është në Amerikë. Deri tani nuk ka thënë ndonjë gjë për Ramën por për shefin e lartë të FBI. Pyetja është: Një shef i lartë i FBI do të pyesë Ramën për takimet? Nuk janë takime nëpër bodrume por të një përfaqësuesi të lartë të FBI.

Mbase ka ardhur për problemet e Shqipërisë. Fakti që ka dalë me penale në Amerikë, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Të tjerat janë fantazi. Janë politikë e nivelit të ulët. Nuk bëhen në asnjë vend të botës. Nuk e kupton dot opozita se ku fillon pushteti gjyqësor, mbaron gjuha jote.

Atje është arrestuar dhe mbahet me arrest shtëpie një shef i FBI që ka ardhur në Tiranë. Deri tani nuk ka asgjë. Ka thënë gjë Amerika? Duhet të flasë pushteti gjyqësor amerikan dhe jo ne. Nuk e di se kë duan të bindin por janë njerëz pa vlerë. Nuk mund të bashkëpunohet me ta.“, tha Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re