Autoritetet iraniane i kanë dërguar Interpol një kërkesë për një urdhër të kuq për 48 zyrtarë amerikanë, duke përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, të cilët janë akuzuar për përfshirje në vrasjen e gjeneralit Qassam Soleimani.

Zëdhënësi i Drejtësisë iraniane Ghulam Hussein Ismaili tha se hetimi për vrasjen e komandantit të njësisë elite të Gardës Revolucionare Iraniane, Gjeneral Soleimanin, po kryhet në bashkëpunim me gjashtë vende, përfshirë Irakun.

“Eshtë përcaktuar që 48 persona ishin të përfshirë në vrasjen e Soleimanit, duke përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara si të akuzuarin e parë, si dhe komandantët dhe zyrtarët e Pentagonit dhe ushtarët amerikanë në rajon,” tha Ismaili.

Ai tha se Irani i kishte kërkuar Interpolit që të lëshonte një urdhër ndërkombëtar të kuq për të dyshuarit.

Komandanti i njësisë elitare Kuds të Iranit, Gjeneral Soleimani, u vra më 3 janar të vitit të kaluar në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane në Bagdad.

Një total prej dhjetë personash u vranë në sulm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re