Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është pyetur sot lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

 

Sipas Ballës, ai që dje e auzoi, pra Basha, sot është në listën e të akuzuarve. Balla shprehet se akuzat ndaj tij ishin vetëm gënjeshtra të kryedemokratit.

 

Ai thekson se Basha dëmtoi një aksion policor i cili duhet të kishte çuar në arrestimin e shumë personazheve.

 

“Zoti Basha lëshoi akuzë që u provua nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë si e pavërtetë dhe Basha u dënua penalisht për një kauzë të pavërtetë. E vërteta vonon por, nuk harron. Sot jemi në kushtet që kjo histori është zbardhur.Ai që më akuzoi mua, sot është në listën e personave të dyshuar. Se për ca dyshohet pyesni institucionet e drejtisisë belge e shqiptare. Jam i kënaqur që historia 30 vjeçare e kultivuar nga Berisha që hedh akuza të pavërteta ndaj kundërshtarit, sot çdo ditë më shumë po merr goditjen e duhur. Nëse para katër vitesh Basha akuzonte në të njëjtën mënyrë si babai i tij politik, sot Basha duhet të paguajë kosot e kësaj politike. Gënjeshtra e Lulit ishte gënjeshtër. Ai dëmtoi një aksion policor i cili duhet të kishte çuar në arrestimin e shuëm personazheve”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re