Skip to content

Çështja “Toyota Yaris”, shtyhet seanca gjyqësore Balla-Basha  

Seanca gjyqësore mes kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla dhe kreut demokrat Lulzim Basha për akuzat e “Toyota Yaris” është shtyrë për në datë 4 dhjetor.
 
Në seancën e zhvilluar këtë të martë, Balla me Bashën nuk u paraqitën në seancë, ndërsa u përfaqësuan nga avokatët e tyre.
 
Avokati mbrojtës i Taulant Ballës kërkoi gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore që të shtyhej esanca pasi klienti i tij nuk ishte i pranishëm për shkak të angazhimit në Berlin.
 
Këkresë kjo që u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të Bashës.
 
Por pavarësisht pretendimeve të avokatëve të kreut demokrat, gjyqtari Gerd Hoxha vendosi shtyrjen e seancës me argumentimin për tu administruar edhe një provë e depozituar nga numri dy i PS.