
Çështja e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, ka marrë vëmendje edhe në Rumani, ku media “Realitatea PLUS” sjell në vëmendje lidhjet e pretenduara të saj me Florian Coldea, ish-numrin dy të Shërbimit Rumun të Inteligjencës (SRI).
Sipas shkrimit, Coldea ka qenë këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar me Hysenin, ndërsa pretendohet se për një kohë të dy kanë ndarë edhe të njëjtën zyrë.
Media rumune shkruan se disa burime pretendojnë se Hyseni është përgatitur në aspektin operacional nga Coldea, i njohur edhe si ‘gjenerali i zi’ dhe se të dy kanë zhvilluar udhëtime e takime së bashku jashtë Shqipërisë. Vetë Coldea është aktualisht i pandehur në Rumani, ku prokurorët e akuzojnë se, së bashku me persona të tjerë, dyshohet se ka kërkuar qindra mijëra euro nga një biznesmen, duke pretenduar se mund të ndikonte te magjistratët për të siguruar një vendim të favorshëm në një çështje penale
