Rexhep Rraja nuk ka marrë pjesë këtë të mërkurë në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apleit. Përmes një deklarate, djali i deputetit socialist, njoftoi se nuk do të merrte pjesë në seancë për arsye personale.

 

Avokati mbrojtës i Rexhep Rrajës, kërkoi në seancë që Apeli të shfuqizonte vendimin e Gjykatës së Krujës pasi vendimi për arrest me burg nuk qëndronte.

 

Rexhep Rraja u dënua më 2 tetor, nga Gjykata e Krujës me akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut. Ndërkohë që hetimet për dosjen “Xhislea” vijojnë të jenë të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re